Kukës/ Kultivonin kanabis në fshatin Gështenjë, në kërkim 63-vjeçari dhe djali i tij

Publikuar me datë:

Një operacion antikanabis është realizuar nga Policia e Kukësit në fshatin Gështenjë, ku janë nxjerrë në kërkim një 63-vjeçar dhe djali i tij 29-vjeçar. Po ashtu, ndaj bashkëshortes të 63-vjeçarit dhe kryeplakut të fshatit janë marrë masa penale.

Operacioni, i quajtur “Zabeli”, u zhvillua si rezultat i informacioneve të marra nga inteligjenca policore. Gjatë kontrollit në njësinë administrative Kalis, në zonën e fshatit Gështenjë, konkretisht në vendin e njohur si “Zabeli i Madh”, u identifikuan 215 bimë të dyshuara si narkotike Cannabis sativa, të cilat u shkatërruan nëpërmjet djegies.

Hetimet fillestare sugjerojnë se bimët narkotike kishin qenë të kultivuara nga shtetasit F. R., 63 vjeç, dhe M. R., 29 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Si humbën jetën nga zjarri 12 persona në Spanjë?

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në një...

Rama për eurodeputetët: “Flisnin përçart”

Pas ofendimeve ndaj organizatorëve dhe protestuesve kundër projektit në...

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë, fqinjët: Konsumonte shumë alkool

Informacione të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin...