Emri i Armando Brojës është shfaqur përsëri në skenën e Beshiktashit. Raportet nga merkato sugjerojnë se trajneri Vinçenzo Italiano ka pranuar një informatë lidhur me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
Megjithatë, trajneri i ri i Beshiktashit ka përjashtuar menjëherë mundësinë e tij si opsion. Broja ka pasur vështirësi për të luajtur rregullisht, nuk ka arritur të stabilizohet në ekipet ku ka qenë dhe po ashtu ka një histori të dukshme dëmtimesh.
Këto janë arsyeja që e bëjnë atë të mos konsiderohet aktualisht si mundësi për Beshiktashin. Ndërkohë, ka interes të vazhdueshëm për sulmuesin shqiptar në Itali.
Siç dihet, ai nuk bën pjesë në planet e Bërnlit. Klubi, i cili ra nga Premier Liga, përjetoi sezonin më të dobët dhe Broja arriti të shënojë vetëm një gol gjatë kësaj periudhe.

