U përfshinë në konflikt në Kombinat dhe Kamëz, tre të arrestuar, një në kërkim

Publikuar me datë:

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas dy konflikteve të ndodhura për motive të dobëta në Kamëz dhe në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas njoftimit, në Zall-Herr, Policia arrestoi dy të rinj, 20 dhe 21 vjeç, të dyshuar se kanë goditur me grushte dy persona gjatë një sherri, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë, në Kombinat u vu në pranga një 37-vjeçar, i dyshuar se dhunoi fizikisht dy shtetas, ndërsa një 33-vjeçar është shpallur në kërkim si i përfshirë në konflikt, pamjet e të cilit janë publikuar edhe në rrjetet sociale..

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 20 vjeç, dhe O. E., 21 vjeç, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në fshatin Zall-Herr, kanë goditur me grushte 2 shtetas. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 37 vjeç, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në rrugën “Thoma Goxha”, në zonën e Kombinatit, ka goditur fizikisht 2 shtetas, duke u shkaktuar dëmtime. Në lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim edhe shtetasi K. L., 33 vjeç, i dyshuar si i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij. Pamjet e këtij konflikti janë publikuar edhe në rrjetet sociale”,- njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...