Steffi Lemke, ish-ministrja e Mjedisit në Gjermani dhe deputetja aktuale në Bundestag ka shprehur mbështetjen e saj për protestat që po zhvillohen në Shqipëri për dorëheqjen e Ramës.
Steffi Lemke shkroi se protestat kundër projekteve të diskutueshme të ndërtimit në Shqipëri vijojnë dhe se kjo është një gjë pozitive.
Deputetja gjermane deklaroi se dëshiron të shprehë sërish solidaritetin e saj me aktivistët shqiptarë të mjedisit dhe natyrës, të cilët sipas saj po dalin në rrugë për të mbrojtur natyrën unike dhe vendin e tyre.
“Në Shqipëri protestat kundër projekteve të diskutueshme të ndërtimit vazhdojnë ende. Kjo është një gjë e mirë! Dua të shpreh edhe një herë solidaritetin tim me të gjithë mbrojtësit shqiptarë të mjedisit dhe natyrës, të cilët dalin në rrugë për të mbrojtur natyrën e tyre unike dhe atdheun e tyre.”, shkruan deputetja.

