Jeton mes rrënojave me djalin e sëmurë, 85-vjeçarja nga Vau i Dejës: Kam frikë se shtëpia do të na zërë poshtë

Publikuar me datë:

Në fshatin Pistull, në bashkinë Vau Dejës, Luçije Baçli 85 vjeçe jeton në një banesë e cila është jashtë çdo standardi për një jetesë normale. Shtëpia është e amortizuar dhe rrezikon të shembet, ndërsa ajo jeton çdo ditë me frikën se mos mbetet nën rrënoja.

E moshuara jeton vetëm me djalin e saj, 64 vjeç, I cili vuan nga çrregullimet e shëndetit mendor. Djali I saj nuk ka përfituar KEMP apo ndonjë formë tjetër mbështetetjeje nga institucionet shtetërore.

85 vjeçarja tregon se mosha e thyer e bën gjithnjë e më të vështirë kujdesin për djalin e saj.

E moshuara I bën thirrje institucioneve përkatëse ta ndihmojnë që djali I saj të përfitojë ndihmën që I takon sipas gjendjes shëndetësore, si dhe ti sigurojnë një banesë të përshtatshme për të jetuar bashkë me djalin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related