“Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri”-Rutte

Publikuar me datë:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë të mërkurë nga Turqia se samiti i ardhshëm i Aleancës do të mbahet në Shqipëri.

Kjo njoftim u bë gjatë një konference për mediat pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Ankara, ku liderët e vendeve anëtare diskutuan mbi sigurinë euroatlantike, rritjen e investimeve në sektorin e mbrojtjes dhe sfidat që përballen vendet e Aleancës.

“Samiti i ardhshëm do të jetë në Shqipëri. Ky vendim u mor në Hagë. Tani jemi në Ankara dhe samiti i radhës do të zhvillohet në Shqipëri. Natyrisht, e dimë se ende duhet të vendosim për datën e saktë”, deklaroi Rutte.

Gjatë konferencës për shtyp, Mark Rutte theksoi se ky samit konfirmoi mbështetje nga të gjithë anëtarët e Aleancës dhe nënvizoi se do të investohen 70 miliardë euro për sigurinë dhe mbrojtjen.

“27 miliardë euro investime janë të nevojshme për infrastrukturën dhe për krijimin e faciliteteve të reja, si dhe për përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit në avantazhin tonë. Kjo do të ndihmojë në zhvillimin e një bashkësie, një platforme të përbashkët për të gjithë aleatët në fushën e mbrojtjes.”

“Ky samit ka treguar se aleanca është më e fortë se kurrë, e bashkuar dhe gati për të luftuar dhe mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj. Ne riafirmojmë përkushtimin ndaj mbrojtjes kolektive; një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve dhe ne do të qëndrojmë të gjithë së bashku”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related