Miratohen investime të reja në Malësinë e Madhe, projekte për ura, rrugë dhe turizëm në Kamicë, Koplik, Kastrat dhe Kelmend

Publikuar me datë:

Qeveria ka dhënë dritën jeshile për një sërë projektesh infrastrukturore në Malësinë e Madhe, të cilat synojnë përmirësimin e rrjetit rrugor dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik e turistik të zonës.

Ndër investimet e miratuara është ndërtimi i urës mbi Përroin e Thatë në fshatin Kamicë, një vepër infrastrukturore me gjatësi 66 metra dhe gjerësi 6.3 metra, e konsideruar e rëndësishme për lidhjen dhe lëvizjen e banorëve.

Po ashtu, projektet parashikojnë ndërhyrje në hyrje-daljet e qytetit të Koplikut, si dhe rikonstruksionin e aksit rrugor që të çon drejt Syrit të Sheganit, në Njësinë Administrative Kastrat.

Në fokus të investimeve është vendosur edhe rruga e Lepushës në Kelmend, një segment me rëndësi të veçantë për turizmin malor, duke qenë se zona është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të frekuentuara nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Deputeti i qarkut Shkodër, , ka deklaruar se miratimi i këtyre projekteve vjen pas kërkesave të vazhdueshme të paraqitura prej tij në Kuvend, në kuadër të Paketës së Alpeve.

Sipas tij, investimet do të sjellin përmirësim të infrastrukturës rrugore, do të lehtësojnë qarkullimin dhe do të krijojnë më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e jetës së banorëve të Malësisë së Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ben Blushi promovon në Shkodër librin “Jam Mysliman”

Ben Blushi, do të jetë nesër (e enjte) në...

Reagon nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe pas akuzave të Gjekajt

Reagimi i nënkryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki...

Mat/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr ka shpërthyer në Njësinë Administrative Ulëz, e...

Ndotet vija bregdetare në Kepin e Rodonit me naftë e vaj

Një qytetar ka raportuar një situatë të rëndë në...