Sara Mila: “Pas protestës PD nuk do të ekzistojë më”

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka bërë komente lidhur me protestën e fundit dhe zhvillimet politike në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për fatin politik të Partisë Demokratike pas këtyre ngjarjeve.

Mila theksoi se opozita nuk arriti të përmbushte qëllimin e saj për të rrëzuar qeverinë ose për të dëmtuar reputacionin e Kryeministrit Edi Rama.

“Unë kam vetëm një merak, që nuk do të duhej të ishte meraku im, në fakt. Do të duhej të ishte meraku i gjithë atyre që kanë një zë në arenën publike, përfshirë edhe opinionistët. Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike? Se unë mendoj që, pas kësaj proteste, Partia Demokratike nuk do të ekzistojë më. Kur nuk arriti as në këtë mënyrë, jo vetëm që ta njolloste, por që ta rrëzonte, siç ata pretendojnë, Kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste, atëherë nuk ka më asnjë sens që kjo parti të vazhdojë dhe të mund të konsiderohet opozita jonë”, u shpreh Mila në report tv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Agjencia detare UKMTO: Anija e tretë cisternë u godit në Ngushticën e Hormuzit brenda 24 orëve

Një agjenci detare britanike raportoi sulme ndaj dy anijeve...

Rama i fal 4 milionë euro nga fondi i emergjencës Kanye West

Në një video të incizuar mes pluhurit dhe skelave...

Kapet mat patronazhisti duke i bërë fotografi protestuesve nga Kuvendi

Në ditën e 38-të të protestës ndaj qeverisë Rama,...