Izraeli kërkesë Amerikës: Mos ia shisni Turqisë avionët F-35

Publikuar me datë:

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë apel që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë shitjen e sistemeve të armëve të avancuara për Turqinë, duke theksuar se një veprim i tillë do të dëmtonte balancën strategjike në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për Fox News, ai e kritikoi me forcë Turqinë, duke e përshkruar atë si “një regjim të ndikuar nga Vëllazëria Myslimane”.

Netanyahu shprehu bindjen se Turqisë nuk duhet t’i jepen avionët luftarakë F-35 apo motorët F110 për flotën e saj ajrore. “Nuk besoj se atyre duhet t’u jepen F-35 ose motorë për avionët e tyre luftarakë,” theksoi ai, në përgjigje të deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili muajin e kaluar sugjeroi një mbështetje për shitjen e motorëve F110 dhe rikthimin e Turqisë në programin F-35.

Ai paralajmëroi se një zhvillim i tillë do të “përmbyste ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme”, duke theksuar se kjo ekuilibër mbështetet mbi superioritetin ajror të Izraelit dhe praninë ushtarake amerikane në rajon.

Netanyahu e pranoi Turqinë si “një vend të madh”, por nuk e kurseu kritikën për presidentin Rexhep Tajip Erdogan, duke akuzuar atë se “e kërcënon hapur Izraelin me shkatërrim” dhe duke përmendur gjithashtu praninë ushtarake turke në veriun e Qipros.

Përsa i përket marrëdhënieve me presidentin amerikan, Netanyahu tha se mes tyre ekziston një bashkëpunim të ngushtë, megjithëse herë pas here ndodhin mospajtime.

“Ne i shohim pothuajse të gjitha në të njëjtën mënyrë. Kemi mosmarrëveshje here pas here, por i zgjidhim ato sepse jemi aleatë,” shprehu ai, duke theksuar se të dy liderët diskutojnë hapur për çështjet ku kanë qëndrime të ndryshme.

Sa i përket Iranit, Netanyahu përsëriti se Teherani nuk duhet të ketë mundësi të sigurojë armë bërthamore apo mjetet për të, duke e konsideruar Iranin si një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për interesat amerikane.

Ai gjithashtu theksoi se ndalimi i ndikimit të Iranit në rajon mund të krijojë mundësi për avancim në procesin e paqes me Libanin dhe për marrëveshje të reja rajonale.

Në përfundim të intervistës, duke shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Netanyahu e përshkroi Amerikën si “një forcë të madhe për të mirën”, duke theksuar se “pa Amerikën nuk do të kishte demokraci apo liri në botë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...