“Jam agjent i Rusisë e Iranit?” I moshuari i përgjigjet mazhorancës: Ne nuk jemi mbeturina, jemi qytetarë!

Publikuar me datë:

Protestat e qytetarëve në Tiranë kanë vazhduar me mesazhe të fuqishme dhe akuza drejtuar institucioneve kryesore të vendit.

Një qytetar i moshuar ka shfrytëzuar ironinë për të sfiduar etiketimet e zakonshme ndaj protestuesve, si “të paguar apo agjentë të huaj”.

“Unë jam agjent i Iranit, i rusit… ku ka shqiptar që nuk ja kanë bërë borxh këta?! Unë jam xhaxhai i një polici që ka shërbyer për 30 vite si polic i shtetit dhe jo të partisë. Kam një mesazh për Policinë e Shtetit: Ju e dini që kjo është protesta më paqësore e historisë së këtij vendi. Këtu ka gra, gra shtatzëna… Një veprim i juaj mund të ndezë shkrepësen, dhe besoj se as ju nuk jeni dakord që ta ndizni këtë shkrepëse.”

Protestuesi e ka hedhur poshtë çdo përpjekje për të minuar kauzën e qytetarëve që kanë mbushur sheshin për më shumë se një muaj.

“Ne nuk jemi mbeturina, ne jemi qytetarë dhe protestojmë për të drejtat tona që na kanë mohuar,” përfundoi ai duke u përshëndetur me duartrokitjet e pjesëmarrësve në protestë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...