“Lironi çunat tanë”/ Qytetarët mblidhen para Gjykatës, kërkojnë lirimin e 21 protestuesve

Publikuar me datë:

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sot (5 korrik) para Gjykatës Penale të Tiranës, ku pritet të mbahet masa e sigurisë për 21 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit te Kuvendi.

Me parulla dhe thirrje, duke sfiduar edhe temperaturat e larta, ata kërkuan lirimin e të ndaluarve, duke u shprehur se nuk ka prova dhe arrestimet janë të paligjshme. Gjithshtu janë ngritur akuza ndaj Policisë për dhunë.

Masat do jepen nga gjyqtari i gatshëm Sokol Mara.

Raportohet se seanca do jetë një e vetme ku do dalin në sallë të gjithë të arrestuarit dhe do jenë prezentë avokatët. Prokuroria ka ngritur akuza për shkatërrim prone, kundërshtim të policisë dhe organizim të paligjshëm të protestave.

Avokatët pretendojnë se nuk ka prova, pasi janë përdorur vetëm vezë dhe miell. Gjithashtu janë ngritur shqetësime dhe denoncime për dhunën policore.

Pas protestës madhështore të së shtunës, organizatorë, aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen sot në një tjetër tubim përpara Gjykatës Penale të Tiranës. Ky marshim solidarizimi vjen në momentin kur pritet që gjykata të japë masat e sigurisë për të rinjtë e arrestuar gjatë tensioneve të 2 korrikut.

Tubimi vjen si një kundërpërgjigje ndaj përplasjeve të forta që u regjistruan të enjten e kaluar përpara Parlamentit, ku seanca plenare u shoqërua me përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Pas tensioneve që u shtrinë në disa zona të kryeqytetit, policia ndërmori një aksion shoqërimesh dhe arrestimesh, ndërkohë që nga përplasjet mbetën të lënduar si efektivë të policisë, ashtu edhe qytetarë.

Pjesëmarrësit e konsiderojnë ndalimin e të rinjve si të paligjshëm dhe kërkojnë lirimin e tyre të menjëhershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related