Arrestohet shqiptari në Greqi, i shpallur në kërkim për vrasje

Publikuar me datë:

Një shqiptar 58-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, ka rënë në pranga në Greqi.

Albert Kapllanaj ishte i kërkuar ndërkombëtarisht pas një vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila e dënoi me 14 vjet burg. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

“Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë kapja në Greqi dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i shtetasit Albert Kapllanaj, 58 vjeç.

Këtu i referohemi një qytetari i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të datës 27.06.2013 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila e dënoi me 14 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Nga dënimi iu kanë mbetur për t’u kryer 6 vjet burgim.

Në vitin 1999, 58-vjeçari gjatë një konflikti me 3 qytetarë të tjerë, kishte qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tyre. Si pasojë e të shtënave, kishte humbur jetën shtetasi A. F., ndërsa dy familjarët e tij kishin mbetur të plagosur.”– njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

Gruaja e Altin Hilës, i cili u ndalua gjatë...

OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur mbylljen e...

Diaspora zbarkon në Sheshin Skënderbej

Organizimi i protestës së 35-të ndaj kryeministrit Edi Rama...