GJKKO dënon me burg 17 persona, kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur dënimet për 17 individët e akuzuar për kultivimin e rreth 1.8 tonëve kanabis përmes serave në fshatin Drenovicë, Beratë.

Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, të cilët udhëhoqën grupin, morën secili një dënim prej 8 vjet e 8 muaj burgim, pasi përfituan ulje dënimi nëpërmjet gjykimit të shkurtuar.

Një dënim prej 6 vjet e 8 muaj burgimi iu shqiptohet gjithashtu Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli.

Po ashtu, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Gjykata shpalli gjithashtu Drita Mema dhe Izmire Mema fajtore për kultivimin e bimëve narkotike në bashkëpunim të thjeshtë, duke u shqiptuar atyre nga 4 vjet burgim. Megjithatë, ekzekutimi i dënimit u pezullua dhe ato u vendosën në një periudhë provuese prej 3 vjetësh. Të dyja u shpallën të pafajshme për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe masat e sigurimit për to u shfuqizuan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...