Protestuesi Ramës: “Fuc*k u, o legen dil këtu në bulevard”

Publikuar me datë:

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u bashkuan përsëri me protestën e sotme, e cila shënon ditën e 34-të nga sheshi “Skënderbej”. Pjesëmarrësit kryen një marshim simbolik drejt Ministrisë së Brendshme, për të vijuar më pas çdo mbrëmje para Kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Thirrja kryesore e protestuesve ishte: “Lironi çunat tanë”, një apel që kërkonte lirimin e atyre që ishin arrestuar nga Policia të enjten, para Kuvendit.

Duke marshuar së bashku, ata shprehën kërkesat e tyre për lirimin e të ndaluarve, duke kënduar:

“Edi Rama o tradhtar, liro çunat sa më parë”.

Thirrje si “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Nuk ndalemi deri në dorëheqje”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon, revolucion”, “Shqipëri e re”, formuan një pjesë të rëndësishme të pankartave dhe parullave të tyre.

Disa nga thirrjet ishin gjithashtu:

“Edi Rama o tradhtar, dil këtu në bulevard, Shqipëria nuk është biznes privat”, “Edi Rama o legen, prite popullin se po vjen” dhe “Rama, Rama, F*ck You”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka regjistruar sekuestrimin e rreth...

Dy viktima/ Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Michigan

Dy individë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka...

I nxehti nuk kursen as SHBA-në. Mbi 25 milionë persona përballen me temperatura të larta

Miliona qytetarë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara...