“Çmendet” moti në Elbasan! Stuhi e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet

Publikuar me datë:

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të territorit të bashkive të tjera të qarkut, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të fuqishme.

Reshjet nisën rreth orës 14:50 dhe brenda pak minutash u shndërruan në një mot ekstrem, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në disa zona të qytetit, rrugët janë mbuluar nga sasi të mëdha uji, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi shumë të ulët për shkak të mungesës së dukshmërisë dhe përmbytjes së akseve rrugore. Edhe këmbësorët e kanë pasur thuajse të pamundur të lëvizin, pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri kanë goditur me intensitet të lartë.

Erërat e forta kanë shtuar rrezikun në disa zona, ndërsa moti i keq ka krijuar situata problematike në qarkullim dhe në jetën e përditshme të banorëve.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, pasi reshjet vijojnë me intensitet.

Stuhia ka përfshirë jo vetëm qytetin e Elbasanit, por edhe zona të tjera të qarkut, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike pas temperaturave të larta që kanë dominuar gjatë ditëve të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...