Shkodra pa orientim për turistët / Mirsad Basha ngre shqetësimin: Mungon transporti dhe informacioni për pikat turistike

Publikuar me datë:

Mirsad Basha ka ngritur një shqetësim të fortë lidhur me gjendjen e turizmit në Shkodër, duke vënë theksin te mungesa e transportit dhe informacionit për vizitorët e huaj.

Sipas tij, turistët hasin vështirësi të shumta që në momentin e parë të mbërritjes në qytet, sidomos kur kërkojnë të vizitojnë destinacione të njohura si Prekali, Ura e Mesit, Shiroka dhe Zogaj, ku mungon një sistem i rregullt transporti publik dhe udhëzimi i qartë për oraret dhe aksesin.

Reagimi i plotë

Ne Shkoder turistet hasin ne shume veshtiresi, sidomos ne transport dhe informacion.

Nji prej problemeve ma te randesishme per turistet qe vijne me vizitu Shkodren jane tranporti per pikat turistike qe ndodhen afer qytetit, si Prekali, Ura e Mesit, Shiroka dhe Zogaj.

Per keto pika nuk ka transport publik te mjaftueshem dhe mungon informacioni se si mund te shkohet apo ne cfare orari qarkullon transporti.

Ura e Mesit dhe Prekali jane rastet ma urgjente, pasi jane nder destinacionet ma te kerkume nga turistet. Prej kohesh e kena ngrit si problem edhe postime apo ne degjesa publike, tu kerku qe te vendoset linje autobusi. Po ashtu, edhe ne linjen Shiroke–Zogaj duhen shtu oraret, sidomos gjate kesaj periudhe me fluks te madh turistik.

Ktu duket qarte mungesa e vizionit dhe deshires nga drejtuesit e Bashkise Ermira Teliti dhe Benet Beci, sepse prej tre vitesh nuk asht ba asgja konkrete per turizmin. Madje prej nji viti ata kane hek edhe zyren e informimit turistik nga vendi ku ishte.

Turistet ne qytetin tone perballen me nji mungese te madhe informacioni dhe fatmirsisht jane hostelet, hotelet dhe agjensite turistike qe po lujne nji rol te randesishem ne orientimin dhe informimin e tyne. Ndersa nga drejtuesit e Bashkise mjafton me ba nji video propagande ku shfaqet nji turist tu pi kafe apo festu ne pedonale, sikur kjo mjafton me zgjidh problemet reale te turizmit ne Shkoder.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zebervoki jep dorëheqjen nga Policia e Shtetit, shkak protestat

Marius Dervishi, i njohur si Zebërvoki, ka njoftuar se...

Protestohet edhe në Tuz. Shkak tokat…

Një protestë me flamuj kuq e zi është organizuar...

Sekuestrohen shezllonët e paligjshëm në Shëngjin

Pas përfundimit të njoftimit nga kryetari i bashkisë Lezhë,...