Zv/Presidenti i PE-së për dhunën ndaj protestuesve: “E papranueshme! Rrezik për integrimin”

Publikuar me datë:

Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănută, i cili gjithashtu ka rolin e eurodeputetit, ka shprehur shqetësim të thellë për aktet e dhunës policore me urdhër shtetëror të ndodhura sot në Tiranë ndaj protestuesve.

Duke publikuar pamje që dokumentojnë abuzimin nga ana e policisë ndaj qytetarëve që protestonin, ai thekson se “dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme”.

Pak ditë më parë, eurodeputeti Ștefănută ndodhej në Tiranë dhe kishte marrë pjesë në protestën qytetare para ndërtesës së kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat, ai shpjegoi se kishte ardhur në Shqipëri për të vlerësuar situatën nga afër.

“Para së gjithash, jemi këtu për të mësuar faktet. Mendoj se të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian, përfshirë mua si nënkryetar, duhet t’i njohim faktet.

Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Do të takohemi me organizata të shoqërisë civile, me institucione dhe do të vizitojmë vende të ndryshme.

Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, pasi ky flamur simbolizon bashkimin e popujve. E di që shqiptarët dëshirojnë me ngulm të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Mendoj se ata e meritojnë anëtarësimin në BE, por meritojnë gjithashtu shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë,” është shprehur zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănută.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...