15 efektivë të lënduar, drejtori Hita viziton efektivët tek Trauma

Publikuar me datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e tjerë të Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë tubimit të zhvilluar sot para Parlamentit, në ushtrim të detyrës.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm bisedoi me mjekët dhe me efektivët e lënduar për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe shprehu mirënjohjen për profesionalizmin, vetëpërmbajtjen dhe përkushtimin që treguan në përballimin e një situate të tillë të tensionuar.

Si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit, 15 punonjës policie pësuan lëndime gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtori Hita i siguroi efektivët për mbështetjen e plotë të institucionit dhe për garantimin e të gjithë kujdesit të nevojshëm mjekësor deri në rikuperimin e plotë të tyre, duke vlerësuar sakrificën dhe angazhimin e çdo punonjësi që shërben në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike.

Drejtues Madhor Skënder Hita theksoi se misioni i Policisë së Shtetit kërkon profesionalizëm, kurajo dhe përgjegjësi, duke nënvizuar se efektivët do të vijojnë ta ushtrojnë detyrën me vendosmëri, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin, sigurinë publike, mbrojtjen e institucioneve të vendit dhe sundimin e ligjit, pa asnjë kompromis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qori: Klika e Ramës, i vetmi formacion politik fashist në Shqipëri

Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë, ka bërë një...

Protestat në kulmin e tyre, Rama për DW: “Akuzat janë gënjeshtra! Nuk iki”

Edi Rama ka hedhur poshtë kategorikisht çdo mundësi për...

9 sëmundjet që përkeqësohen nga i nxehti

Nxehtësia ka potencialin të aktivizojë mekanizmat e stresit brenda...