Berisha: “Rezoluta e PPE për Shqipërinë, pasqyrë e regjimit kriminal të Ramës”

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh mbi raportin dhe rezolutën e miratuar nga PPE lidhur me situatën aktuale në Shqipëri.

Gjatë një konference për media, Berisha e cilësoi këtë dokument si një pasqyrë të saktë të realitetit shqiptar, duke theksuar se vendi është i prekur nga aktivitetet e drogës dhe organizatat kriminale.

“Raporti është një pasqyrë e veçantë, besnike si asnjëherë më parë në historinë e vendit e Shqipërisë, regjimit të Edi Ramës, regjimit që ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, regjimit që ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë, që kontrollon mediat dhe drejtësinë, regjimit të bazuar në kapjen e shtetit, drogën, krimin dhe korrupsionin. Raporti ka një bosht, dhe mund t’u them se boshti i tij është kapja e shtetit”, tha Berisha.

Ai përmendi problemet që raporti dhe rezoluta e Parlamentit Europian kanë evidentuar për vendin tonë.

“Shqipëria, sipas raportit, ka ndërtuar një rrjet patronazhistësh, sistemin e blerjes së votës, ka angazhuar grupet kriminale për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve. Ka zhdukur linjën ndarëse midis institucioneve të shtetit dhe strukturave partiake. Shqipëria pra është vendi në të cilin narkoeurot janë shndërruar në një faktor që po shkatërrojnë ekonominë shqiptare. Makineri gjigante e larjes së parave të krimit dhe të drogës. Vendi në të cilin zyrtarisht mbrohet korrupsioni. Raporti ndalet plotësisht në dosjen Balluku, në qëndrimet e Edi Ramës ndaj kësaj dosje që e implikojnë atë direkt, në sulmet që Edi Rama i bën prokurorisë dhe gjykatës për këtë dosje. Ndalet tek AKSHI, tek dora e zezë e tij në dosjen e AKSHI-t. Ndalet tek koncesionet dhe PPP-të. Tek prokurimet publike me klientelë. Kurrë ndonjëherë një raport i tillë nuk është votuar në një organizatë kaq prestigjioze, kaq të rëndësishme siç është PPE. Raporti sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Mbështet PD-në në të gjitha përpjekjet e saj në kushtet më të vështira. Pra, kemi të bëjmë me një raport si asnjë tjetër më parë,” tha Berisha.

Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se rezoluta e PPE ofron mbështetje për protestën e qytetarëve në Tiranë, duke theksuar që partitë europiane janë njohur me arsyet e vërteta të kësaj proteste, ndryshe nga ato që paraqet Edi Rama.

“Dua t’u them se rezoluta i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë. Dhe ne përdorëm mundësitë e krijuara për të hedhur poshtë propagandën armiqësore të Edi Ramës i cili, siç u informuam, ka shpërndarë me qindra dhe mijëra mesazhe në të gjithë elitën evropiane, në të cilat e paraqet lëvizjen e idealeve më fisnike të të rinjve shqiptarë, si një lëvizje të organizuar dhe të frymëzuar nga Garda Revolucionare famëzezë e Iranit në një përpjekje për ta damkosur ndërkombëtarisht këtë lëvizje. Sikundër informova se ka angazhuar kompani të huaja, ka angazhuar shuma të mëdha, një numër të madh, një armatë të tërë në betejën kundër algoritmit vetëm e vetëm që t’u marrë protestuesve algoritmin. Dhe se ai merret në kundërshtim me çdo ligj, me të dhënat e tyre personale,” tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Belgjikë, 6 viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Në mëngjesin e 1 korrikut, një zjarr i fuqishëm...

Pas shkarkimeve nga Rama, Beci pret Spiropalin në vilën e tij luksoze në Lalz

Faqja e Tik-Tok-ut, Shkodra24news ka informuar per nje takim...

Putin shtrëngon kufijtë, Rusia mbyll kalimet kryesore me BE

Rusia ka vendosur të mbyllë një segment të kufirit...