Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar probleme në disa zona të qarkut të Korçës, me epiqendrën e situatës kritike në bashkinë e Maliqit.
Si pasojë e këtyre kushteve të motit, disa pemë janë rrëzuar, duke përfshirë nje që ra mbi një automjet.
Punonjësit e shërbimeve janë angazhuar në terren për të hequr pemën nga automjeti dhe për të pastruar rrugën nga mbeturinat e tjera.
Një fenomen i veçantë është regjistruar gjithashtu në fshatin Orman të bashkisë Maliq, ku ka pasur rënie breshëri.
Po ashtu, reshje breshëri janë vërejtur edhe në një fshat të bashkisë Kolonjë. Autoritetet janë angazhuar për të monitoruar situatën, me qëllim identifikimin e dëmeve të mundshme.

