Zbardhen detaje nga plagosja e Brian Syzos, i rrezikohet t’i pritet këmba

Publikuar me datë:

Policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Meardi Berberi dhe vëllain e Nikollës, 22-vjeçarin Edison Agolli. Meardi Berberi është një personazh në Pogradec me precedent të theksuar kriminal. Sipas informacioneve, ai është dënuar për vepra të ndryshme si ‘armëmbajtje pa leje’, ‘plagosje e rëndë me dashje’, ‘kanosje’ etj., ndërsa është konsideruar si një nga organizatorët e sulmit në Volorekë në vitin 2020.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, mësohet se autori Nikolla Agolli dyshohet të ketë qenë në një mjet me të arrestuarin tjetër, David Prifti, dhe dy të shpallurit në kërkim, Meardi Berberi dhe Edison Agolli.

I plagosuri Brian Syzo ka qenë i parkuar në anë të rrugës së bashku me një shokun e tij (të dy me mjetet e tyre). Shoku i Brianit ka dalë nga makina e tij për të hipur në makinën e Brianit, ndërsa në këtë moment është afruar makina ku ndodhej autori me tre personat e tjerë. Autori ka thyer xhamin e makinës së shokut të Brianit dhe ky ka qenë momenti kur Brian Syzo ka dalë nga makina dhe më pas u qëllua nga Nikolla disa herë. Syzo u transportua drejt spitalit nga shoku i tij. Ai ka marrë dy plumba, nga një në secilën këmbë, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, të dyja këmbët i janë hedhur në allçi, por ende nuk është vendosur se çfarë masash do të merren më tej, pasi i është prekur një nga venat kryesore, çka mund të rrezikojë amputimin e gjymtyrës.

Pas plagosjes së Brianit, autori dhe tre bashkëpunëtorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke lënë fillimisht mjetin e tyre në Qafë Thanë e më pas janë shpërndarë. Nikolla Agolli u kap disa minuta pas ngjarjes në një furgon në Prrenjas. Pas tij u kap edhe shtetasi tjetër, David Prifti.

Qëllimi i autorit ka qenë vrasja e Syzos për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes të dyja palëve. Ngjarja është ende në hetim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Irani: Bisedimet e Katarit do të mbulojnë marrëveshjen me SHBA dhe asetet e ngrira

Bisedimet mes Iranit dhe Katarit, të planifikuara për të...

Protesta para Kuvendit, lëndohen katër punonjës policie

Katër punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponjat dhe...

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi kthehet përmbys

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë...