Spiropali “kunj” Ramës: Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

Publikuar me datë:

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka konfirmuar ditën e sotme se po punon në një draft për ‘Shqipërinë e re’. Në një deklaratë për mediat teksa hynte në Kuvend, deputetja u shpreh se puna për draftin ka nisur, por theksoi se fokusi nuk duhet të jetë te momenti i publikimit, por te përmbajtja dhe qëllimi i tij.

E pyetur në lidhje me Partinë Socialiste apo nëse kishte folur me kryeministrin Edi Rama, Spiropali u shpreh se mbetet pjesë e PS-së.

“Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e Re. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë në Partinë Socialiste dhe do të jem në Partinë Socialiste“, deklaroi Spiropali.

E pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me Ditmir Bushatin, Spiropali tha me ‘kunj’ për Ramën se në PS duhet të jenë ata që duan një Shqipëri më të mirë.

“Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht, po e bëjnë këtë edhe sot”, tha deputetja socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Parlament i krimit”, protestuesit i lënë mesazh te hyrja e Kuvendit deputetëve

Prej më shumë se tre orësh qindra protestues janë...

Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i...

Zbardhen detaje nga plagosja e Brian Syzos, i rrezikohet t’i pritet këmba

Policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Meardi Berberi dhe...