Semanaj: Malësia e Madhe nuk shitet për 1 euro

Publikuar me datë:

“Për të gjithë malësorët e mi,

Ky ligj sapo është miratuar dhe prek edhe rrethin tonë. Siç mund ta shihni, “Paketa e Maleve” përfshin jo vetëm të gjitha fshatrat më të bukura të zonës, por edhe bregun e liqenit. Lind pyetja, si mund të konsiderohet “paketë e maleve” kur përfshihen edhe zona që ndodhen vetëm 5 metra mbi nivelin e detit?

Shumë prej jush ende kanë probleme me dokumentacionin e pronësisë. Sipas ligjit, në kushte të caktuara dhe për prona shtetërore, toka mund t’u kalohet investitorëve me një tarifë simbolike prej 1 euro.

Prandaj është e rëndësishme që secili ta lexojë ligjin, të informohet dhe të kuptojë se çfarë pasojash mund të ketë për komunitetin tonë.

K R Y E M I N I S T R I – EDI RAMA – 19 Qershor 2026

***

V E N D I M

PËR

SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MALËSI E MADHE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, si më poshtë vijon:

a) Zona nr.1, fshati Rapshë, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 659 (dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

b) Zona nr.2, fshati Brojë, pjesë e njësisë administrative Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 4 026 (katër mijë e njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

c) Zona nr.3, fshati Kastrat, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 4 612 (katër mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ç) Zona nr.4, fshati Bratosh, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 992 (nëntëqind e nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

d) Zona nr.5, fshati Vrith, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 284 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

dh) Zona nr.6, fshati Vajush, pjesë e njësisë administrative Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 181 (një mijë e njëqind e tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

e) Zona nr.7, fshati Reç, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 590 (një mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ë) Zona nr.8, fshati Rrepisht, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 939 (një mijë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

f) Zona nr.9, qyteti Koplik dhe fshatrat Kamicë-Flakë, Stërbeq, Jubicë, Kalldrun, Dobër, Ktosh, Gjormë, Omaraj, Grilë dhe Boriç i Madh, pjesë të njësive administrative Qendër, Koplik dhe Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 769 (dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

g) Zona nr.10, fshatrat Vermosh, Lëpushë, Vukël, Nikç dhe Bogë, pjesë të njësive administrative Kelmend dhe Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 29 614 (njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) të zhvillimit industrial;

c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Malësi e Madhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...