Rrjoll në prag të protestës, reagimi i GENER 2

Publikuar me datë:

Me afrimin e protestës të paralajmëruar për nesër nga disa banorë të zonës, kompania GENER 2 ka dalë sërish me një reagim publik lidhur me situatën e projektit turistik “Blue Borgo”.

Në deklaratën e saj, kompania shpreh se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, por thekson se asnjë kauzë nuk mund të justifikojë, sipas saj, dëmtimin e pronës apo cënimin e investimeve private.

Kjo reagim vjen në një periudhë tensioni të ngritur, pasi protesta e ardhshme është parashikuar të zhvillohet në kantierin e ndërtimit. Ndërkohë, kompania rikujton ngjarjet e 13 qershorit, duke pretenduar se gjatë asaj proteste janë shkaktuar dëme materiale.

GENER 2 apelon për veprime nga institucionet përkatëse për të siguruar zhvillimin paqësor të protestës dhe për të parandaluar çdo akt dhune apo hyrje të paautorizuar në kantier, duke theksuar se mbrojtja e pronës private dhe siguria e punonjësve janë elemente thelbësore të shtetit ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Reshje shiu e kthjellime, parashikimi i motit për sot

Kjo e enjte, 2 korrik, do të karakterizohet nga...

Neymar tallet me parashikuesin: Provojeni në Botërorin tjetër

Kombëtarja e Brazilit arriti të përballojë një sfidë mjaft...