Mallakastër/ Zjarri rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit

Publikuar me datë:

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë këtë të diel zonën e Hekalit në Mallakastër, duke djegur disa hektarë me ullishte dhe shkurre dhe duke rrezikuar Parkun Arkeologjik të Bylisit.

Flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe fillimisht janë vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse të Ballshit.

Megjithatë, për shkak të erërave të forta, vatra është riaktivizuar sërish në mesditë, duke përhapur flakët në një sipërfaqe më të gjerë.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikësit e Ballshit dhe Fierit, ndërsa për shkak të afërsisë me Parkun Arkeologjik të Bylisit është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë djegia e mbeturinave në tokat përreth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flamurtari prezanton një tjetër shkodran, Eslit Sala vishet kuqezi

Pas Mehdi Çobës, një tjetër futbollist shkodran firmos në...

Qytetari: “Plazhi publik i Velipojës, por njerëzit jo publik”

Qytetari Sokol Gjoni, i njohur për shqetësimet e tij...