Legjionarët/ Mirlind Daku pritet të largohet nga Rubin Kazan, në Rusi zbulojnë prapaskena interesante

Publikuar me datë:

Spartaku i Moskës është i interesuar për shërbimet e Mirlind Dakut. Mediat në Rusi treguan disa ditë më parë për këtë prapaskenë që lidhet me sulmuesin e Kombëtares.

Sa i përket mundësisë së një transferimi, ka folur pikërisht Dmitry Selyuk. Menaxheri i lojtarëve në Rusi i cili mendon se Rubin Kazan nuk do të dëmtohej nga ky largim, dhe po ashtu do ndihmonte Dakun.

“Largimi i Dakut nuk do ta dëmtonte Rubinin. Për klubin nga Kazani do të ishte një gjë shumë e mirë nëse Spartaku do ta blinte lojtarin, sepse me ato para do të mund të përforcohej me futbollistë të tjerë. Edhe për Dakun kjo do të ishte pozitive, ndërsa për Spartakun nuk e di. Gjithçka varet nga mënyra se si do ta përdorin”, u shpreh Selyuk.

Mirlind Daku luan prej 3 sezonesh në Superligën ruse të futbollit, me ekipin e Rubin Kazan. Ai mbetet një prej pikave kyçe në formacionin e kësaj skuadre, me sulmuesin shqiptar, që sezonin e kaluar e mbylli në kuotën e 10 golave në 24 pjesëmarrje në kampionat. Edhe verën e kaluar Daku përfundoi në qendër të merkatos, aty ku ishte Zeniti i Shën Peterburgut, që kërkoi me ngulm shërbimet e bomberit kuqezi, por tratativa nuk u finalizua dot në përfundim të afatit kalimtar të merkatos. Pritet të shihet nëse sezonin e ardhshëm, Mirlind Daku do të ndryshojë skuadër apo jo, me sulmuesin që mund të zhvendoset në kryeqytetin rus në Moskë, për të vijuar karrierën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama tërhiqet nga “Fu*k u”. “Nuk ua thashë shqiptarëve, u keqinterpretova”

Kryeministri Edi Rama ka ofruar sërish një sqarim në...

Mallakastër/ Zjarri rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë këtë...

U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është vënë...