Durrsakët denoncojnë: “Po blejmë ujë në market edhe për t’u larë, kemi 5 ditë pa furnizim!”

Publikuar me datë:

Në zonën e Plazhit në Durrës, prej 5 ditësh pallati ku ai jeton ka mbetur plotësisht pa furnizim me ujë.

Uji nuk vjen as me orar, ndërsa familjet janë detyruar të blejnë ujë në market jo vetëm për të pirë, por edhe për nevoja bazë të higjienës, përfshirë larjen.

“Nuk dimë më si të kujdesemi për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët. Jemi në vitin 2026 dhe ende po luftojmë për një të drejtë elementare si uji. Është e tmerrshme që po blejmë ujë në supermarket edhe për t’u larë”, thotë një qytetar.

Banorët shprehen se mungesa e ujit prej pesë ditësh nuk është më një shqetësim i zakonshëm, por një emergjencë që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e tyre të përditshme. Ata ngrenë pyetjen se ku janë institucionet përgjegjëse dhe pse askush nuk ka dhënë një shpjegim apo zgjidhje për këtë situatë.

Në kulmin e sezonit veror, kur Durrësi pret mijëra pushues dhe temperaturat janë të larta, është e papranueshme që banorët të mbeten pa një shërbim jetik për ditë me radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

109 vdekje të lidhura me të nxehtin brenda një dite në Paris

Shërbimet emergjente mjekësore në Paris raportuan 109 vdekje brenda...

Australi/ Gjoba më të larta për platformat online që lejojnë përdorues nën 16 vjeç

Qeveria e Australisë ka bërë të ditur të shtunën...

Vuçic: “Do jap doreheqjen”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se...

Vlerësim për kirurgët e shquar të Spitalit Rajonal Shkodër

Me rastin e nderimit të mjekëve kirurgë, Spitali Rajonal...