Spahia: “Demokracia nuk është fasadë që mund të blihet!”

Publikuar me datë:

Letra e arkitektit holandez Reinier de Graaf drejtuar Edi Ramës, në librin “The Albanian Files” ku sugjerohet hapur që Shqipëria “të mos mbajë më kurrë zgjedhje” dhe që kryeministri të kthehet në “Mbret”, zbulon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti tradhëtarësh të babëzitur.

​Kjo nuk është thjesht lajthitja e një servili, por prova e qartë e skemës se si Rama blen mbështetjen ndërkombëtare. Duke i ushqyer dhe majmur këta “korba” me paratë e taksave tona dhe para të pista të cilat kjo qeveri lavatriçe pastron, kërkohet mbështetja e tyre në asgjësimin e demokracisë. E gjitha kjo bëhet në kurriz të së ardhmes sonë, me një plan të errët dhe dashakeq: të zbrazet vendi, të përzehen shqiptarët dhe Shqipëria të mbushet me të huaj, vetëm e vetëm që pushteti të sundojë i qetë dhe i pashqetësuar përgjithmonë.

​Sot, çdo qytetar aktiv dhe që e do Shqipërinë duhet të refuzojë të heshtë dhe të pranojë këtë realitet të hidhur. Ky shërbim makabër ndaj të keqes kërkon t’i vjedhë këtij populli të drejtën thelbësore për të jetuar i lirë në shtëpinë e vet.

​Ne nuk do të lejojmë kurrë që ëndrrat e tyre për pushtet absolut të kthehen në realitet. Asnjë kullë, asnjë pazar dhe asnjë arkitekt apo politikan i blerë nuk duhet ta çojë ndërmend që mund të vlejë më shumë se Shqipëria dhe liria e saj. Koha për të mbrojtur demokracinë është tani! Dorëheqja e Ramës dhe qeverisë së tij mbetet shpëtimi i vetëm i të ardhmes së kombit tonë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...