Gonxhja për protestat: “Nuk mund të vihet në pikëpyetje mandati i qeverisë”

Publikuar me datë:

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë prezantimit të disa vendimeve të qeverisë, komentoi edhe protestat qytetare që po zhvillohen para Kryeministrisë.

Ai u ndal fillimisht te sezoni turistik, duke e cilësuar atë rekord për nga numri i turistëve dhe pushuesve, ndërsa vlerësoi si risi modelin e ri të plazheve publike, që sipas tij synon të garantojë më shumë akses dhe çmime të kontrolluara për qytetarët.

Gonxhja theksoi se qeveria po punon për rritjen e sigurisë në plazhe, sidomos përmes shtimit të vrojtuesve, duke apeluar njëkohësisht për më shumë kujdes nga prindërit dhe pushuesit në zonat ku mungon mbikëqyrja.

Duke folur për protestat, ministri u shpreh se e konsideron protestën një instrument të rëndësishëm demokratik dhe tha se institucionet duhet të reflektojnë ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Megjithatë, ai kundërshtoi kërkesat për dorëheqje të menjëhershme të qeverisë.

“Nuk mund të lëmë çdo gjë në mes dhe të heqim dorë nga përgjegjësitë që kemi ndaj qytetarëve. Mandati sapo ka nisur dhe nuk mund të vihet në diskutim në këtë nivel”, deklaroi ai.

Sipas Gonxhjes, Shqipëria po kalon një moment pozitiv zhvillimi dhe nuk mund të përmbyset “befas”, ndërsa shtoi se protestat duhet të trajtohen me seriozitet, por pa u përdorur për qëllime politike që, sipas tij, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...