Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Kompani shtetërore për rezervat e naftës

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me kompaninë Eni S.p.A., i cili fokusohet në studimin e fizibilitetit për krijimin e kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit. Ky hap ka si qëllim sigurimin e furnizimit, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe përforcimin e rolit të Shqipërisë në rajon.

“Marrëdhënia jonë me Italinë është jashtëzakonisht strategjike. Në këtë kontekst, lidhja e ngushtë me Eni-n, një lider në tregun e hidrokarbureve, na shtyu të kërkojmë bashkëpunim. Diskutuam për krijimin e një operatori të ri, që do të marrë përsipër edhe garantimin strategjik të naftës. Kemi filluar një dialog që na ka çuar në realizimin e këtij hapi të parë. Kjo kompani ka mundësinë të bëhet një model i ri në tregun e naftës dhe hidrokarbureve, duke kontribuar edhe në tregtinë ndërkombëtare të naftës,” tha Rama.

“Jemi shumë të inkurajuar dhe të kënaqur me këtë bashkëpunim me një kompani kaq të madhe. Kam një besim të plotë. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne hapim rrugën që përpara gushtit të rikthehemi këtu për të shpallur regjistrimin e kësaj kompanie të re, e cila do të jetë një partner shumë i rëndësishëm për popullin shqiptar dhe një garant i Shqipërisë falë këtij bashkëpunimi me Italinë,” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]