Prezantohet drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues Dashamir Spaho

Publikuar me datë:

Në ceremoninë e prezantimit, zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, morën pjesë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, ish-drejtori i DVP Shkodër, z. Gentian Berberi, si dhe drejtues të strukturave në varësi të DVP Shkodër.

Gjatë prezantimit, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm vlerësoi punën dhe përvojën profesionale të z. Spaho dhe shprehu besimin se ai do të përmbushë me sukses detyrat, në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, luftës kundër kriminalitetit dhe rritjes së parametrave të sigurisë në qark.

Ndërkaq, Drejtuesi Dashamir Spaho shprehu mirënjohje për besimin e dhënë, si dhe angazhimin për të punuar me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe komunitetin, me qëllim garantimin e sigurisë dhe të drejtave të qytetarëve të qarkut Shkodër.

Drejtuesi Spaho theksoi se prioritet i punës së tij do të jetë bashkëpunimi me qytetarët, si aleati kryesor në luftën kundër krimit. Në këtë kuadër, ai shprehu gatishmërinë e plotë, personale dhe në emër të shërbimeve të Policisë së Shkodrës, për të administruar shpejt dhe me profesionalizëm çdo kallëzim, shqetësim apo nevojë për ndihmë të qytetarëve të këtij qarku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]