Goli ndaj Austrisë mbyll debatin e shekullit, Lionel Messi rishkruan librat e historisë së futbollit

Publikuar me datë:

Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë historinë e futbollit botëror. Ylli argjentinas realizoi golin e parë ndaj Austrisë në ndeshjen e Grupit të Botërorit, duke kaluar legjendën gjermane Miroslav Klose dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Momenti historik erdhi në minutën e 38-të të takimit, kur Messi finalizoi me qetësi një aksion tipik të tij brenda zonës, duke dërguar topin në cepin e portës dhe duke ndezur festën e mijëra tifozëve argjentinas në stadiumin e Dallasit.

Me këtë gol, kapiteni i Argjentinës arriti në kuotën e 17 golave në fazat finale të Botërorit, duke lënë pas Miroslav Klosen, i cili mbante rekordin prej vitesh.

Ky nuk ishte rekordi i vetëm i vendosur nga 38-vjeçari. Messi u bë gjithashtu vetëm futbollisti i tretë në historinë e Kupës së Botës që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të turneut, pas francezit Just Fontaine në vitin 1958 dhe brazilianit Jairzinho në vitin 1970.

Ky ishte goli i 4 i Messit në Botërorin e Amerikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasje me armë zjarri, ekzekutohen një oficer policie dhe autori i krimit në Montreal

Një oficer policie ka humbur jetën gjatë një operacioni...

Kushner dhe Ivanka Trump mohojnë përfshirjen në Zvërnec

Projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec...

Sindikatat nesër protestë para Ministrisë së Ekonomisë

Protesta për largimin e kryeministrit Edi Rama ka arritur...