“Edhe dhunë nëse Rama nuk reflekton”/ Për herë të parë protestuesit paralajmërojnë përshkallëzimin e protestës

Publikuar me datë:

Protesta e 21-të kundër qeverisë përsëri shënoi një moment të theksuar politik, me një mesazh të qartë të shprehur në pankartën kryesore që udhëhoqi turmën e protestuesve. “Edi Rama, jep dorëheqjen deri më 21 qershor” ishte thirrja që jehonte nga qendra e Tiranës drejt zyrës së Kryeministrit.

Përveç ultimatumit ndaj kryeministrit, pankarta përmbante gjithashtu një paralajmërim lidhur me pasojat e mungesës së përgjigjes në politikë.

“Nëse ata e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, do ta bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm”, thuhej në mesazhin që më pas u përsërit nga disa folës në podium.

Në këtë protestë, pjesëmarrja masive, e forcuar nga emigrantët që kishin ardhur nga vende të ndryshme të Europës, e bëri protestën më të fuqishme se ato të javëve të kaluara.

Organizatorët njoftuan se do të vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa disa protestues shprehën vendosmërinë për të qëndruar pranë Kryeministrisë gjatë gjithë natës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...