Pas ditësh bisedash, sot është bërë zyrtare. Esat Mala, pas katër sezoneve të tij në Shkodër, ka vendosur të largohet, me qëllimin për të vazhduar karrierën e tij në një drejtim tjetër. Ndarja e tij nga kuqeblutë duket se ka qenë e nevojshme, dhe klubi shkodran, në një njoftim të sapo publikuar, ka shprehur vlerësim të lartë për kontributin e këtij futbollisti gjatë kohës që kaloi me fanellën kuqeblu.
“Faleminderit, Esat Mala!”
Pas katër sezoneve të mbushura me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për ngjyrat e Vllaznisë, rrugëtimi i Esat Malës me këtë klub përfundon këtu.
Me karakterin e tij, sakrificën dhe kontributin në fushë, Esati ka qenë një element thelbësor i familjes tonë, duke e dhënë gjithmonë maksimumin për ngjyrat kuqeblu.
Klubi i Futbollit Vllaznia e falënderon për gjithë sakrificën që ka bërë për këtë fanellë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe jetës personale.
Faleminderit për gjithçka, Esat! Shkodra do të jetë gjithmonë një mikpritës i mirë për ty.”

