Teza për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon Spiropalin: S’do vijë kurrë

Publikuar me datë:

Edi Rama, gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar, thumboi edhe ish ministren e Jashtme Elisa Spiropali, për marrëveshjen e re për Shqipërinë, për të cilën ajo u shpreh në llogarinë e saj në Facebook, vetëm pak ditë pas nisjes së protestave kundër projektit të Zvërnecit.

Rama tha se ka disa shpirtra të humbur brenda PS që duan Shqipëri të re dhe shprehu se mëzi pret që t’i sjellin draftin, por shtoi se ka frikë se nuk do të vijë kurrë.

“Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re. Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart dhe ‘hi hi hi hi Shqipëria e re’. Do kritikohemi e sulmohemi, por kemi detyrimin të mos zgjedhim rrugën e lehte, të mos zgjedhim të jemi popullorë, kur duhet të jemi të përgjegjshëm”, tha Rama.

Kujtojmë se para disa ditësh ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali tha se duhet një marrëveshje e re për Shqipërinë. Duke iu referuar protestave për projektin e Zvërnecit, ajo tha se është kollaj ti sillesh rrotull me fjalë boshe dhe konspiracione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...