Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Hodo Beg”, ku dy persona janë goditur në një konflikt të dyshuar për arsye të dobëta. Më konkretisht, shtetasi D. A., rreth 41 vjeç, ka pësuar dëmtime nga një mjet prerës, ndërsa shtetasi J. G., rreth 61 vjeç, është goditur me grushte.
Autori i dyshuar, shtetasi E. J., i moshës rreth 32 vjeçare, ka braktisur vendin e ngjarjes. Forcat e Policisë janë angazhuar për ta lokalizuar dhe arrestuar atë.
Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po vazhdon me procedurat për të sqaruar dhe dokumentuar tërësisht rrethanat e incidentit.

