Protesta e 19 qytetare/ Policia procedon penalisht 27 protestues: Penguan qarkullimin dhe cenuan rendin

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka njoftuar se, lidhur me protestën e zhvilluar më 18 qershor 2026, janë identifikuar dhe janë marrë masa ligjore ndaj 27 individëve, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në aktivitete që kërcënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Personat e proceduar përfshijnë:

S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeç; E. K., 31 vjeç dhe E. K., 32 vjeç.

Sipas burimeve policore, protestuesit kanë shkaktuar pengesa në qarkullimin e mjeteve dhe kanë sjellë shqetësime për rendin publik, duke udhëzuar pjesëmarrësit të lëvizin në disa akse të kryeqytetit, duke shkelur orarin dhe kufizimet e lëvizjes të paracaktuara.

Po ashtu, policia ka sekuestruar një automjet si pjesë e hetimeve. Puna për identifikimin dhe ndjekjen penale të individëve të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë protestës vazhdon.

Materialet për këtë rast do t’i dërgohen Prokurorisë së Tiranës për procedura të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas marrëveshjes me SHBA-në, Irani vendos kushte për kalimin në Hormuz

Irani ka shpallur një grup të ri rregullash për...

3 të plagosur, aksident në superstradën Lezhë-Milot

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot,...