Protesta e19-të kundër Ramës në Tiranë, qytetarët grumbullohen në shesh

Publikuar me datë:

Sot do të mbahet protesta e 19 radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen në sheshin përpara Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, ndërsa gjatë tubimit artikulohen kritika edhe kundër opozitës . Një nga sloganet që është bërë pjesë e protestave është “Opozita jemi ne”, duke shprehur refuzimin e protestuesve ndaj partive të vjetra politike dhe kërkesën për një përfaqësim të ri qytetar.

Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu mesazhe kundër të gjithë klasës politike të vjetër, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk i atribuohet vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, organizatorët kanë vendosur që edhe sot protesta të nisë në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në kushte më të favorshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...