Shuhet në moshën 39-vjeçare ish-kampioni i Vllaznisë, Fatjon Taraboshi

Publikuar me datë:

Një lajm i rëndë ka prekur sportin shkodran. Ish-basketbollisti dhe trajneri i njohur, Fatjon Taraboshi, është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të çmuar në basketbollin e qytetit.

Prej një periudhe të gjatë ai po përballej me probleme serioze shëndetësore. Në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e tij, Taraboshi iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në Itali. Për ta mbështetur në këtë betejë, miq, sportdashës dhe qytetarë u angazhuan në një fushatë solidariteti për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit dhe medikamenteve.

Gjatë karrierës së tij, Taraboshi ishte një nga emrat e spikatur të basketbollit shkodran, duke fituar titull kampion me ekipin e Vllaznisë. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai vijoi të kontribuonte për sportin edhe në rolin e trajnerit.

Vetëm pak javë më parë, ai ishte nderuar publikisht për përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite në zhvillimin e basketbollit në Shkodër. Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv shkodran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...