Spitali i Peshkopisë si në Mesjetë, kushtet skandaloze

Publikuar me datë:

Një qytetare ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me kushtet e Spitalit Rajonal të Peshkopisë, duke denoncuar një situatë që, sipas saj, është në kundërshtim me standardet e nevojshme për një institucion shëndetësor.

Ajo tregon se tualetet e spitalit ndodhen në një gjendje skandaloze sa i përket higjienës, dhe lavamanët janë jo funksionalë. Për shkak të mungesës së ujit në këto ambiente, shfrytëzohen kova për të siguruar ujë, një situatë që ngre pikëpyetje mbi standardet e higjienës themelore.

Qytetarja thekson se papastërtia është e pranishme në ambiente të ndryshme të spitalit, ndërsa disa nga pajisjet dhe infrastruktura janë dëmtuar. Sipas saj, këto kushte krijojnë vështirësi jo vetëm për pacientët dhe familjarët e tyre, por ndihmojnë edhe stafin që punon çdo ditë në këtë institucion.

Denoncimi vjen në një moment kur qytetarët pritet të marrin shërbime shëndetësore të cilësisë dhe kushte dinjitoze në institucionet publike. Do të mbetet për t’u parë nëse autoritetet përgjegjëse do të reagojnë ndaj këtyre shqetësimeve dhe do të ndërmarrin masa për përmirësimin e situatës, ose nëse do të vazhdojnë me propagandën e rrjeteve sociale për një shëndetësi europiane dhe moderne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rusia akuzon Ukrainën për sulm me dron ndaj një autobusi, Kievi mohon akuzat

Rusia ka bërë akuzat se Ukraina ishte përgjegjëse për...

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen

Polonia dhe Gjermania kanë arritur këtë të mërkurë një...

Uiski japonez shitet në ankand për afro 1 milion dollarë

Një shishe e veçantë uiski single malt, Yamazaki 50-vjeçar,...