Gjyqi për vdekjen e Maradonës! Dëshmi tronditëse për kontrollin mjekësor, neglizhencë dhe mungesë kujdesi

Publikuar me datë:

Procesi gjyqësor lidhur me vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona, vazhdon në gjykatën e San Isidro në Argjentinë, ku tre të pandehur të tjerë ofruan dëshmitë e tyre rreth rrethanave që çuan në ndarjen nga jeta të ish-kampionit të botës. Maradona, i njohur si një nga futbollistët më të famshëm të të gjitha kohërave, ndërrroi jetë më 25 nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare për shkak të edemës pulmonare. Një grup prej shtatë profesionistësh të shëndetësisë që e trajtonin atë në shtëpi është përballur me akuza për neglizhencë kriminale, një akuzë që mund të sjellë dënimin deri në 25 vjet burgim. Carlos Cotaro, një nga kujdestarët më të afërt të Maradonës, dëshmoi se stafi mjekësor kishte kontroll të plotë mbi komunikimet e ish-futbollistit, duke kufizuar madje kontaktet e tij me vajzat.

Siç shpjegoi Cotaro, sekretari personal i Maradonës, Maximiliano Pomargo, kishte autoritetin për të vendosur se kush mund ta vizitonte atë. Ai gjithashtu theksoi se shumë telefonata të Maradonës mbeteshin pa përgjigje dhe se kushte të papërshtatshme ishin të pranishme në shtëpinë ku ai po trajtohej. Pavarësisht lidhjes së ngushtë me Maradonën, Cotaro njoftoi se ishte pushuar nga puna disa javë para vdekjes së tij.

Përveç tij, dëshminë e dha edhe nefrologu Pedro Di Spagna, i cili kishte vizituar dy herë rezidencën e Maradonës dhe kishte vlerësuar situatën e tij shëndetësore si tepër serioze. Ai nënvizoi gjithashtu se mjeku përgjegjës për kujdesin ndaj Maradonës e kishte penguar atë në kryerjen e vizitave të mëtejshme mjekësore, ndërsa vlerësoi përpjekjet e vajzave të futbollistit për ta mbajtur atë gjatë muajve të fundit të jetës së tij.

Dëshmia e emosionale e Dalma Maradonës

Një nga momentet më të ndjeshme të seancave ishte dëshmia e Dalma Maradonës, vajzës së madhe të legjendës së futbollit. Ajo akuzoi direkt neurokirurgun Leopoldo Luque, psikiatren Agustina Cosachov dhe psikologun Carlos Díaz, duke i konsideruar ata përgjegjës për dështimin në trajtimin e babait të saj. Dalma shpjegoi se familja e kishte pranuar trajtimin në shtëpi vetëm pasi mjekët kishin premtuar një monitorim 24-orësh, pajisje të specializuara dhe një ambulancë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Ajo theksoi se asnjë nga këto kushte nuk u respektua.

“Askush nuk e mori situatën nën kontroll,” deklaroi ajo në gjykatë. Nga ana tjetër, avokatët e mbrojtjes argumentojnë se vdekja e Maradonës erdhi si pasojë e sëmundjeve kronike që ai kishte vuajtur për një kohë të gjatë. Megjithatë, prokuroria insiston se trajtimi në shtëpi nuk ishte adekuat për gjendjen e tij dhe se neglizhenca e stafi mjekësor mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në vdekjen e kësaj ikone të futbollit botëror. Seanca e fundit përfundoi me dëshminë e kryeinfermierit Mariano Perroni, i cili e hodhi poshtë kategorikisht çdo akuzë ndaj tij dhe refuzoi të përgjigjej për pyetje shtesë nga avokatët e mbrojtjes. Gjykata pritet të vazhdojë shqyrtimin e këtyre çështjeve në seancat në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përmbytet jugu i Spanjës, rrugët kthehen në lumenj

Një stuhi e fuqishme goditi qytetin e Jaénit, i...

Neymar baba për herë të pestë, Bruna Biancardi po pret një tjetër vajzë

Neymar është përfolur sërish, por këtë herë jo për...

Vritet me thikë kantautori i Dua Lipës dhe Jessie J

Kantautori i njohur, Talay Riley, i cili ka bashkëpunuar...

Moderatori i njohur britanik trondit me lajmin: “Kam kancer, është agresiv, por u kap shumë herët”

Moderatori i njohur britanik, Jeremy Clarkson, ka tronditur publikun...