Vllaznia, AF Elbasani & Dinamo City mësojnë kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë të UEFA Conference League

Skuadrat shqiptare tashmë kanë zbuluar emrat e mundshëm të kundërshtarëve për raundin e dytë të kualifikimit në UEFA Conference League, nëse arrijnë të sigurojnë kalimin nga raundi i parë.
Vllaznia, nëse kalon Malishevën, do të përballet me ekipin skocez Hibernian FC në raundin e dytë të këtij kompeticioni.

Ndërkohë, AF Elbasani, nëse arrin të eliminojë BATE Borisov, do të ndeshet me ekipin zviceran FC Sion.

Përsa i përket Dinamo City, nëse kalon Astanën, do të jetë përballë fituesit të duelit mes FC Sheriff dhe NK Aluminij.

Po ashtu, Egnatia, nëse dështon të kalojë Petrocubin në raundin e parë të UEFA Champions League, do të vazhdojë aventurën e saj europiane në raundin e dytë të UEFA Conference League. Në këtë rast, kampionët shqiptarë do të ndeshen me humbësin e përballjes ndërmjet FK Borac Banja Luka dhe PFC Levski Sofia.

Ndeshjet e raundit të dytë të kualifikuesve në UEFA Conference League janë parashikuar të zhvillohen më 23 dhe 30 korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe