Alarm në Kanalin anglez, anija luftarake ruse qëllon me armë zjarri jahtin me flamur britanik

Publikuar me datë:

Një incident i papritur dhe potencionalisht i rrezikshëm në Kanalin Anglez ka nxitur shqetësime të reja rreth tensioneve në rritje mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Ministria Britanike e Mbrojtjes njoftoi se ka filluar një hetim të menjëhershëm pas qëllimeve të supozuara të një anijeje luftarake ruse që dyshohet se ka hapur zjarr në afërsi të një jahti me flamur britanik në ujërat ndërkombëtare të Kanalit Anglez.

Sipas të dhënave të para, ekuipazhi i jahtit raportoi se një fregatë ruse e klasit “Admiral Grigorovich” kishte qëlluar me armë nga një distancë rreth 500 jardësh, teksa mjeti civil po i afrohej anijes ushtarake në zonën detare midis Ishullit Wight dhe brigjeve të Normandisë. Ky incident është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 11:40 të paradites së së martës, afërsisht 20 milje detare në jug të Ishullit Wight. Autoritetet britanike konfirmuan se nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale, por ngjarja është në hetim për të sqaruar rrethanat dhe natyrën e shkëmbimit të zjarrit.

Tensione në rritje mes Londrës dhe Moskës

Kjo ngjarje ndodh në një periudhë kur marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës janë veçanërisht të tendosura, një situatë që është përkeqësuar ndjeshëm pas fillimit të luftës në Ukrainë. Vetëm disa ditë më parë, forcat speciale britanike realizuan një operacion për ndalimin dhe kontrollin e anijes cisternë ruse “Smyrtos”, e cila është e lidhur me atë që njihet si “flota në hije”, e cila përdoret, sipas autoriteteve perëndimore, për të shmangur sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Për më tepër, qeveria britanike ka bërë të ditur një paketë të re sanksionesh ndaj sektorit energjetik rus dhe rrjetit të anijeve të dyshuara për ndihmën në eksportin e naftës ruse përtej kufizimeve ndërkombëtare.

Ekspertët shprehin se ky incident mund të interpretohet si një shfaqje force nga Moska në një nga korridoret detarë më të rëndësishme të Evropës. Megjithatë, deri në këto momente, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet ruse në lidhje me akuzat e ngritura nga Britania. Hetimet britanike pritet të ofrojnë më shumë informacion mbi këtë ngjarje dhe të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me një keqkuptim operacional apo me një provokim të qëllimshëm në një periudhë të tensioneve të larta gjeopolitike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

20 mln euro ulje taksash nga rivlerësimi përfituan pronarët e tokave të Zvërnecit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi një ditë më...

Si u kap në Belgjikë i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje, “Gjenerali”?

Pas një periudhe prej shtatë vitesh në arrati, autoritetet...

Pse Ramës dhe Vuçiçit u leverdis më shumë vonesa sesa anëtarësimi?

Një analizë e publikuar nga “The Brussels Times” vë...

Irani i kërkon Izraelit të tërhiqet nga Libani jugor para nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA

Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka bërë thirrje për...