Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh me tone reflektuese dhe shpirtërore.
“Zot më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohemi drejt rrugëve t’humbuna”, shkruan Koçeku.
Statusi vjen pak orë pasi deputetja njoftoi se do të vijojë angazhimin e saj politik si kandidate e pavarur, duke u distancuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Megjithëse nuk përmend drejtpërdrejt zhvillimet e fundit politike, mesazhi i saj shihet si një thirrje për urtësi, reflektim dhe përgjegjësi në një periudhë të trazuar të debatit publik.

