11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit/ Shtrihen kërkimet në Dajt dhe Elbasan, autorët ende në arrati

Publikuar me datë:

Janë bërë 11 ditë që nga zhdukja e Eglant Koçit, 34 vjeçarit, dhe policia e Tiranës ende nuk ka arritur të gjejë asnjë gjurmë të tij.

Pas shqyrtimit të provave, hetuesit besojnë se ai mund të jetë vrarë nga shoku i tij, Armando Shakaj. Krimi dyshohet se ka ndodhur brenda një zyre në Bulevardin “Zhan D’Ark”.

Eglant Koçi u zhduk më 4 qershor dhe është parë për herë të fundit në afërsi të sheshit “Willson” në kryeqytet, ndërsa udhëtonte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia gjithashtu ka identifikuar disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë përmes kamerave të sigurisë.

Koçi ishte i punësuar në një mobileri, por hetuesit dyshojnë se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, një nga pistat hetimore që policia po shqyrton. Megjithatë, deri tani, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa operacionet për gjetjen e tij dhe për identifikimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj, vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...