19-vjeçari: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë

Publikuar me datë:

Një 19-vjeçar nga Fani i Mirditës ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku ka ngritur akuza dhe kritika për gjendjen në sistemin shëndetësor.

Everest Bardhi tregoi një histori personale, duke u shprehur se kur babai i tij ka punuar si infermier në Urgjencën e Tiranës, një pacient ka humbur jetën, sipas tij, për shkak të mungesës së oksigjenit në ambulancë.

“Jam Everest Bardhi, 19 vjeç nga Fani i Mirditës. Babi im ka qenë dikur infermier, duke ditur se kush është në krye të vendit Ramoviçi, tek urgjenca e Tiranës, i ka vdekur personi për oksigjen në ambulancë. Njësoj si të ngordhë një peshk për ujë në det. Turp. Kauza e parë për babanë tim”, u shpreh ai.

Ai i është drejtuar edhe kryeministrit, duke theksuar se nuk kërkon hakmarrje personale dhe duke ia lënë, siç tha ai, drejtësinë Zotit.

“I them kryeministrit se nuk do të hakmerrem, të kam lënë të madhin Zot, gjynahet do të t’i kthejë i madhi Zot jo vetëm të babit tim, por të të gjithë shqiptarëve”, përfundoi protestuesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Siria mohon raportimet për planet për të ndërhyrë ushtarakisht në Liban

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa mohoi të shtunën raportet se...

OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për...

Konfirmohet Geralb Smajli tek Egnatia

Geralb Smajli ka konfirmuar sot përfundimin e bashkëpunimit me...

Gjermani, rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, shpreh shqetësim...