Publikohet grupi i tretë ti dosjeve të UFO-ve nga SHBA

Publikuar me datë:

SHBA ka publikuar një seri të tretë dokumentesh të klasifikuara që trajtojnë raportet mbi UFO-t, duke përfshirë dëshmi për objekte sferike shumëngjyrëshe që lëvizin në mënyrë misterioze në qiell.

Në një njoftim, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnel, konfirmoi publikimin e tretë të dosjeve të deklasifikuara dhe historike që lidhen me Fenomenet Anomale të Paidentifikuara (UAP), si pjesë e përpjekjes për të sqaruar shqyrtimin e administratës Trump mbi këto vëzhgime.

“Pentagoni do të vazhdojë të publikojë dosje shtesë në mënyrë të vazhdueshme,” tha Parnel, duke shpjeguar se Departamenti i Mbrojtjes po “punon aktivisht për publikimin e radhës të dokumenteve në lidhje me UAP.”

Ai theksoi se “duke marrë parasysh interesin e jashtëzakonshëm në këtë temë dhe përpjekjet historike për transparencë nga administrata Trump, faqja ka regjistruar mbi 1,7 miliard klikime në të gjithë botën që nga lansimi i saj më 8 maj.”

Seria e parë e dokumenteve u publikua më 8 maj si pjesë e një inisiative më të gjerë për deklasifikim nga administrata Trump.

Grupi i dytë i dokumenteve u shpërnda më 22 maj.

Sipas raportimeve të mediave, dokumentet e publikuara sugjerojnë se zyrtarët qeveritarë kanë hetuar dhe dokumentuar incidente të dyshuara UAP, duke përfshirë disa vëzhgime pranë objekteve të ndjeshme qeveritare.

Dokumentet e publikuara përfshijnë video që tregojnë sfera që lëshojnë dritë të kuqe dhe të verdhë ndërsa lëvizin në qiell. Këto video janë regjistruar nga dëshmitarë të cilët janë vlerësuar si “të besueshëm” nga qeveria, sipas Axios.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...