Protesta te Kryeministria dhe përvjetori i PS-së, ja rrugët që do bllokohen në Tiranë

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka njoftuar bllokimin e rrugëve në Tiranë për shkak të protestës së qytetarëve për largimin e Edi Ramës që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe aktivitetit të Partisë Socialiste në sheshin “Italia”.

Sipas njoftimit, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Hasim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji” dhe “Ibrahim Rugova” (nga “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”).

Gjithashtu, do të bllokohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative dhe të zbatojnë udhëzimet e uniformave blu në terren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

Karriera, pasiguria ekonomike dhe ndryshimet në stilin e jetesës...

Del jashtë funskionit facebook, përdoruesit pa akses në platformë

Përdoruesit e Facebook kanë raportuar një sërë vështirësish në...

Arta Dade del hapur kundër Ramës: Nuk marr medalje nga antimitingu i korrupsionit

Ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste  Arta Dadeka refuzuar medaljen dhe...

Rama ndërpret intervistën pasi gazetarja i nxjerr lejen për Zvërnecin

Edi Rama është pyetur për protestën masive të qytetarëve...