Gjykata lë në burg katër të arrestuarit që u kapën me arsenal armësh në Tiranë

Publikuar me datë:

Gjykata e Tiranës la në qeli pa afat Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”, si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municione në Tiranë.

Përveç tyre në kërkim u shpallen Kevin Vila dhe Bledar Avdillari. Gjatë operacionit, atyre iu gjetën dhe sekuestruan 4 pistoleta dhe 3 kallashnikovë me vlerë 1500 dhe 2500 euro, municione, celularë dhe sende të tjera me vlerë për hetimin.

Më herët janë vënë në pranga Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa, pjesë e të njëjtit grup.

Ky grup i goditur nga policia është vazhdim i hetimeve të operacioneve të mëparshme, për armë që kryesisht vijnë nga qytete të tjera të vendit dhe shiten në zona të ndryshme të Tiranës, sidomos në ‘Fresk’ dhe ‘Allias’.

Policia thotë se gjatë gjithë periudhës hetimore të veprimtarisë kriminale të grupit, në total u arrestuan 9 persona, si dhe u sekuestruan 17 armë, 4 kallëpe tritol, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mitrovicë/ Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen punonjësit e ujësjellësit

Një incident me armë zjarri është regjistruar këtë të...

Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot...

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]