Mitrovicë/ Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen punonjësit e ujësjellësit

Publikuar me datë:

Një incident me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë në Mitrovicë, ku disa punonjës të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” janë sulmuar gjatë një kontrolli në terren.

Sipas mediave kosovare, punonjësit ishin duke inspektuar disa lidhje të dyshuara ilegale të ujit, kur ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autori ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se personi dyshohet për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar”, “mbajtje të paautorizuar të armës” dhe “përdorim të armës”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...